Samsung prezanton diskun SSD me shpejtësi marramendëse

09:44 | 23 Shtator 2015
Arbresh Info

Gjiganti Samsung ka prezantuar një disk të ri SSD të quajtur ‘950 Pro’, që është çmendurisht i shpejtë. Ky disk është i pari që sjell teknologjinë NAND në formë vertikale tek hapësira e konsumatorëve.

950 Pro ofrohet në dy kapacitete, 256GB për 199.99 dollarë dhe 512GB për 349.99 dollarë, shkruan arbresh.info. Duke iu falënderuar ndërfaqes PCIE Gen.3 x4, ky SSD disk ofron shpjetësi që pajisjet që përdorin SATA vetëm mund ta ëndërrojnë.

Samsung 950 Pro me 512GB arrinë një shpejtësi deri në 2.5GB/s, ndërsa shkruan të dhënat me një shpejtësi prej 1.5GB/s. Ky disk përdorë gjeneratën e dytë nga Samsung MLC V-NAND me 32 shtresa, kontrollues UBX dhe një softuer magjik. Përveç kësaj, ky disk ka edhe teknologjinë ‘Dynamic Thermal Guard’ që e mbron pajisjen dhe të dhënat kur temperatura kalon nga 0 në 70 gradë Celsius.

Pajisja do të jetë në dispozicion në dyqane nga muaji i ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme