Charlize Theron flet për fëmijët: Dua të jenë krenare për vendin e tyre

20:42 | 28 Prill 2019
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur Charlize Theron është shprehur rreth rritjes së  vajzave të saj të adoptuara Jackson dhe August.

Vajzat janë me origjinë nga Afrika në moshën 7 dhe 3 vjeçare dhe Theron ka theksuar në intervistën e fundit, se po mundohet t’i rrisë me shumë dashuri për vendlindjen e tyre.

“Ju kam mësuar pak nga gjuha afrikane, por është një gjuhë me shumë konflikte historike. Po rris dy vajza krenare afrikane dhe dua që ato të gjejnë veten kudo dhe të jenë të lumtura. Jam shumë e lumtur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën, që duhen kaq shumë”,-u shpreh Charlize emisionin ‘The Graham Norton Show’.

Kujtojmë se më herët ajo është shprehur për ndërrimin e gjinisë së Jackson nga djalë siç pati lindur në vajzë tre vite më vonë:

“Edhe unë mendoja se ishte djalë, derisa kur ajo ishte 3-vjeç dhe më tha: “Unë jam vajzë”,-ka thënë Theron më herët, duke shpjeguar në këtë mënyrë përse Jackson vishet si vajzë./Opinion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme