Fabrika e re për prodhimin e lëndës së parë për bateritë e makinave, në Bradashesh të Elbasan, është investimi më i ri në këtë zonë me vlerë mbi 20 milionë dollarë.
E ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, ajo po shndërrohet në potencial të rëndësishëm punësimi për banorët.
Me investimin fillestar prej 4.7 milionë dollarësh është përmbyllur faza e parë, që është ndërtimi i furrës së zinkut dhe të nikelit, ndërkohë që së shpejti do të nisë puna për fazën e dytë ku do të investohen 17 milionë dollarë për kompletimin e të gjithë linjës së prodhimit.
Kryeministri Edi Rama vizitoi fabrikën e re, në të cilën parashikohet të punësohen 200 punëtorë.
Sipërmarrësi është një qytetar elbasanas, i cili për 14 vite ka punuar dhe jetuar në Kinë, prej nga ku ka fillesën sipërmarrja.
“Ky është investimi ynë, furrë zinku dhe nikeli.4.7 milionë dollarë deri tani në fazën e parë, ndërsa faza e dytë parashikohet një investim prej 17 milionë dollarë. Kjo është një fabrikë, e cila do të prodhojë lëndë të parë për bateritë e makinave. Stabilimenti kryesor është në Kinë, por kjo fabrikë prodhon lëndën e parë që është zinku dhe nikeli, që janë lëndë e parë e baterive”, – tregon ai.
Sipërmarrësi siguron se brenda muajit të ardhshëm, fabrika do të nisë nga puna dhe shumë shpejt do të fillojë faza e dytë e investimit, në mjedisin që ndodhet pas fabrikës.
“Brenda datës 15 maj e vëmë në punë përfundimisht. Pjesa tjetër e investimit do të zhvillohet në zonën mbrapa fabrikës. Ishte një tokë djerrë,”- shpjegon ai.
Ndërtimi i kësaj fabrike respekton gjithashtu të gjitha standardet mjedisore.
“Është 100 % e pastër në aspektin mjedisor, sepse ky është një shqetësim që e kemi diskutuar,” – u shpreh deputeti i zonës Taulant Balla./atsh/
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...