Google ADS

Para nisjes për takimin në Berlin, presidenti Thaçi: Nuk pres të ndodhë dialog me Serbinë

16:59 | 28 Prill 2019
A Z

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka mbajtur një konferencë për media, para nisjes për takimin që do të zhvillohet nesër në Berlin, ku do të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, raporton Arbresh.info.

Ky takim ishte thirrur nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti Thaçi, para mediave u shpreh se Kosova është e gatshme të vazhdoj dialogun ende me Serbinë.

“Nuk pres të ndodhë dialog apo negociata, në të njëjtën kohë do të kem pozicionon tim, ku do të jem kundër shkëmbimit të territoreve, nuk pranojmë asnjë lloj asociacioni, asnjë lloj “Republika Serbska”, dhe asnjë lloj marrëveshje të kushtëzuar”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu ai u shpreh se Serbia duhet të paguaj krimet që ia ka bërë Kosovës.

“Theksoj se Kosova është  e gatshme të vazhdoj dialogun me Serbinë, për të krijuar një fqinjës të mirë, marrëdhënie reciproke, por jo të kemi marrëveshje të kushtëzuar, ku njëherë duhet të paguaj për krimet që i ka bërë në Kosovë”, ka deklaruar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Rreth këtij takimi patën shkruar media më prestigjioze në botë, dhe e fundit që ka shkruar rreth këtij takimi ka qenë e përditshmja gjermane “Tagesspiegel”.

Kjo gazetë gjermane kishte shkruan që, Merkel do të kërkoj të parandalojë idenë e shkëmbimit dhe korrigjimit të kufijve.

Po ashtu, rreth këtij takimi Merkel nuk e ka njoftuar fare ndërmjetësuesen e dialogut, Federica Mogherini dhe në këtë takim ajo pritet të jetë vetëm spektatore./Arbresh.info/

Në këtë samit, do të diskutohen tema që e ndihmojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve të këtyre vendeve mes vete, dhe mundësinë e ecjes tutje drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, në Samitin e Berlinit, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2334029330201186/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme