Shkencëtarët në Kinë mund ta kenë krijuar një lloj të ri të majmunit, dhe me të kanë nxitur një debat të madh etik. Hulumtuesit kanë futur gjene të trurit të njeriut tek majmunët, në një eksperiment që potencialisht do të lidhte njeriun me inteligjencën e kafshëve, raporton CBS News, transmeton Gazeta Express.
Një studim, i publikuar muajin e kaluar në gazetën kombëtare të shkencës në Pekin, e përshkruan eksperimentin, si një tentim për krijuar një model të majmunit transgjenik, në mënyrë që ta kuptojnë më mirë funksionimin e trurit.
Hulumtuesit kanë futur kopje të gjenit njerëzorë MCPH1, që është elementar për zhvillimin e trurit të njeriut, në 11 majmunë, 6 nga të cilët vdiqën. 5 të tjerët, shfaqën përmirësime në funksionet kognitive.
Sipas studimit, këta pesë majmunë nuk shfaqën shumë dallim nga sjelljet e tyre natyrale. Por gjatë skenimit të trurit të tyre, ata shfaqën përmirësime në testin e memories .
Studimi thotë se majmunët kanë “potencial për të na dhënë informata të rëndësishme ose unike, në pyetjet çfarë e bën trurin e njeriut të veçantë”.
Por, specialistja e gjenetikës, James Sikela, nga Universiteti i Kolorados, tha se “përdorimi i majmunëve transgjenetik për ta studiuar trurin e njeriut është një rrugë shumë e rrezikshme”.
Ndërsa hulumtuesit e këtij eksperimenti thanë se ata tashmë po punojnë në eksperimente edhe më të mëdha që lidhen me njeriun dhe inteligjencën e kafshëve.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...