Isa Mustafa po vazhdon t’i ketë raportet e mira me Hashim Thaçin, i cili lëshoi akuza ndaj një deputeti të LDK’së se është mercenar e “Boshko Buhë”.
Kryetari në largim i LDK’së nuk e ka thënë asnjë fjalë për këto akuza që Shefi i Shtetit i ka bërë ndaj deputetëve të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.
Presidenti Thaçi përdori fjalor prej rrugaçi kur raportoi në Komisionin Hetimor për zbardhjen e depërtimit të gjashtë turqve nga Kosova në Turqi.
Thaçi e quajtur mercenar deputetin e LDK’së, Anton Çunin dhe lëshoi akuza edhe në drejtim të deputetit tjetër, Driton Selmanajn.
Sidoqoftë, kreu në largim i LDK’së flet herë pas herë edhe për tema që nuk lidhen fare me te.
Madje, Mustafa ju reagon edhe zyrtarëve të nivelit të ultë të partive politike.
Kështu kishte ndodhur edhe kur më 2016, Isa Mustafa si Kryeministër merrej me një Këshilltar të Ramush Haradinajn.
Isa Mustafa kishte marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së më 2010 duke lëshuar akuza në drejtim të PDK’së e SHIK’ut. Në fund, kishte bërë koalicion me PDK’në dhe ish-kreun e SHIK’ut e kishte bërë Kryetar të Parlamentit.
Ndërsa, me votat e LDK’së, Hashim Thaçi është bërë president.
Isa Mustafa disa herë ka thënë se s’i ka rënë kurrë pishman pse partia e ka votuar Thaçin për Shef të Shtetit.
Ndërkohë, reagimin e fundit, Isa Mustafa e ka më 3 prill. Para një muaji, kryetari i LDK’së kishte folur për kandidaturat e LDK’së për Kryetar dhe procedurat që duhet ndjekur.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...