Prishtina synon fitore ndaj Drenicës për ta vazhduar luftën për titull

09:15 | 28 Prill 2019
Arbresh.info

Feronikeli dhe Llapi kanë triumfuar para adhuruesve të vet duke vazhduar garën për titull.

Një gjë të tillë si pretendentët synon ta bëjë edhe klubi kryeqytetas Prishtina për mos tu shkëputur nga gara.

Në javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës, kryeqytetasit janë nikoqir të Drenicës.

Skuadra e Mirel Josës vije në këtë takim në formë të lartë ku ka marrë shtatë fitore radhazi.

Në anën tjetër Drenica në dy ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe synon të marrë një rezultat pozitiv.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 nën ndriçimin e reflektorëve.

Interesant pritet të jetë edhe në Riza Lushta, ku Trepça ’89 do të jetë mikpritëse e Lirisë.

Minatorët synojnë fitore për të vazhduar më qetë kampionatin, ndërsa Liria ende nuk është dorëzuar për mbijetesën.

Prizrenasit synojnë rezultat pozitiv për të mbetur me shpresa te mbijetesa, pasi që një humbje tjetër do t’ia bënte tejet të vështirë mbetjen në elitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme