Google ADS

Grevat në arsim nisin në tetor

08:22 | 23 Shtator 2015
Arbresh.info

Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë fillimin e grevave prej muajit të ardhshëm, pasi që Qeveria e Kosovës, siç thonë ata, nuk po i realizon kërkesat e tyre.

Drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) gjatë muajit shtator kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj nuk e përjashtojnë as grevën si formë e presionit ndaj Qeverisë.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, në një deklaratë për “Zërin” ka paralajmëruar organizimin e grevave në sistemin arsimor.

“Kanë mbetur dhe shumë kërkesa tjera të parealizuara dhe që janë parashtruar gjatë këtij viti e viteve të mëparshme për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në arsim”. Ai ka thënë se në muajin tetor do të mblidhet Këshilli Drejtues i kësaj Sindikate dhe do të marrë vendim rreth grevës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme