Humbi shikimin në moshë të re, burri surprizon dashurinë e jetës së tij

22:34 | 27 Prill 2019
Trina Galanxhi

Dëshira dhe vullneti i një njeriu për të ecur përpara dhe për të qenë si të gjithë të tjerët ishte pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje.

Kjo ishte historia e Frrokut, i cili në moshë të re kishte humbur shikimin për shkak të shpërthimit të një granate të vjetër italiane, të cilën e kishte gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.

Pavarësisht mungesës së shikimit, Frroku nuk ishte dorëzuar që të realizonte ëndrrat e tij. Ai kishte përfunduar dy universitete dhe në moshën 29-vjeçare ishte njohur me Gjelinën. Frroku në studio rrëfeu se Gjelina i kishte qëndruar pranë, ishte kujdesur dhe kishte luftuar bashkë me të që të realizonin dëshirat e tyre.

Frroku kshte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta falënderuar Gjelinën për dashurinë dhe mbështetjen që i kishte dhënë që në momentin që ishin njohur.

“Të kam thirrur për të të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen që më ke dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që kemi kaluar së bashku. Ti ke qenë gjithmonë pranë meje në çdo hap që kemi hedhur deri tani. Ti ke sakrifikuar shumë dhe nuk je ankuar asnjëherë!”, u shpreh ai.

Gjelina rrëfeu takimin e parë me Frrokun dhe sesi kishte lindur dashuria midis tyre. Gjithashtu ajo shtoi: “Të ishin të gjithë si Frroku, kjo botë do të ishte më e mirë! E falënderoj për surprizën, por ajo që unë bëj vjen nga dashuria.”/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme