Qytetarët e Elbasanit sot furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm, ndërsa është zgjidhur përfundimisht problemi i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve duke ndërtuar impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie.
Kështu deklaroi sot nga Elbasani Kryeministri Edi Rama, ku në një takim me banorët në kuadër të turit “Bashkia që duam” renditi disa prej arritjeve kryesore në këtë qark.
“Gjithçka kemi arritur të bëjmë për Elbasanin, nuk do të ishte e mundur pa Qazim Sejdinin, por nga ana tjetër Sejdini nuk do të bënte dot atë që ka bërë pa ne. Qazim Sejdini ka 12 vjet në krye të Bashkisë së Elbasanit, 6 vjet me Saliun, 6 vjet me mua”, tha Rama.
Duke iu referuar investimeve dhe projekteve që ka përfituar kjo bashki me secilën qeveri, Rama tha se “shifra është 10 herë më shumë në 6 vitet e qeverisjes socialiste”.
Kryeministri e konsideroi një premtim të mbajtur, atë të PS kur vinte të kërkonte vota në Elbasan se në 4 vite do të bënte më shumë për Elbasanin se sa në 28 vite bashkë.
“Për vite me radhë, të gjithë këtu në Elbasan, të majtë e të djathtë, socialistë e demokratë, në fshat apo në qytet, kanë vuajtur dy plagë të tmerrshme, plehrat në mes të qytetit që ngrinin një re të zezë në mes të qytetit kur digjeshin dhe mungesën e ujit. Në 4 vite ne zgjidhëm problemin e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve dhe bëmë që në vendin ku trajtohen mbetjet të prodhohet energji elektrike dhe po ashtu u dhamë qytetarëve të Elbasanit 24 orë furnizim me ujë. Është e vërtetë që jemi në kohën kur bota merret me inteligjencën artificiale dhe ne akoma flasim për ujë e plehra, por është po ashtu e vërtetë se bota nuk pati për 30 vjet Saliun”, tha Rama./atsh/
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë