Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi disa nga pikat e programit të PD-së për Shëndetësinë. Sipas tij, sistemi shëndetësor është në kolaps.
Basha thotë se “pasi t’u kthejmë pushtetin qytetarëve dhe ta heqim nga kthetrat e politikanëve të lidhur me krimin që mbajnë pushtetin me vota të blera, do të trajtojmë menjëherë dhe me prioritet problemet emergjente në shëndetësi”.
Si pikë të parë, Basha liston se me “ligjin antimafia PD do të anullojë PPP korruptive në shëndetësi që i vjedhin buxhetit 33 milionë euro çdo vit. “Çdo qindarkë e marrë në mënyrë korruptive do t’u kthehet qytetarëve”, tha ai.
Programi i PD-së për shëndetësinë, sipas kryetarit Basha, parashikon rritje të financimit të shërbimit shëndetësor, modernizim dhe decentralizim të tij. Pacienti të jetë i lirë të zgjedhë duke iu njohur pagesa e sigurimeve si dhe ndërtimin e ambjenteve të reja spitalore dhe qendrave shëndetësore.
Basha thotë se investimi në burimet njerëzore do të jetë prioriteti absolut. Paga minimale për mjekët do të arrijë në 1200 euro në muaj.
Paga minimale për infermierët do të arrijë në 700 euro në muaj.
“Ne do të rikthejmë barrierat mbrojtëse të standardeve europiane për sigurinë e ilaçeve dhe do të rrisim listën e medikamenteve të rimbursueshme, duke synuar arritjen e mesatares europiane prej 2 mijë medikamentesh nga 440 që është sot dhe duke rritur vlerën e rimbursimit që sot është ne masën 50-60% të vlerës”, tha Basha.
Sipas tij, ku ka vullnet politik, ka edhe mundësi./atsh/
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...