Tottenhami ka rrezikuar shpresat për top katërshe me disfatën e pësuar pasditen e sotme (e shtunë).
Skuadra e Mauricio Pochettinos është mposhtur me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen e xhiros së 36-të në Premierë Ligë nga West Ham United, shkruan portali arbresh.info.
Me golin nga Michail Antonio në minutën e 67′, skuadra nën udhëheqjen e Manuel Pellegrinit u largua me tri pikë nga stadiumi i ri i Tottenhamit.
Antonio shënoi bukur pas një super asistimi nga Marko Arnautovic.
Nikoqirët tentuan rikthimin dhe kishin rastet e tyre por dështuan para portës ndërkohë që mysafirët rrezikonin vazhdimisht me kundërsulme.
Tottenhami vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në Premierë Ligë me 70 pikë, tri më shumë se Chelsea në pozitën e katërt me një ndeshje më pak, ndërsa West Ham tani ka 46 pikë dhe qëndron në pozitën e 11-të./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë