Neymar ka arritur në Torino të enjten për tu takuar me shokun e tij Douglas Costan dhe për të filmuar një reklamë për një kompani mobile portugeze së bashku me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.
Bazuar në një raport nga gazeta Tuttosport, incizimi i videos ka ndodhur në Mirafiori që gjendet në jug të Torinos dhe deri tani nuk ka ende ndonjë evidencë se udhëtimi i Neymar në Torino ka ndonjë lidhje me një transferim të mundshëm të tij në Juventus, transmeton portali arbresh.info.
Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2007 për 222 milionë euro dhe presidenti i klubit Al Khelaifi nuk dëshiron të shes brazilianin për çfarëdo çmimi.
Neymar raportohet të jetë takuar gjithashtu me bashkëlojtarin e tij te Brazili – Douglas Costan.
Kur është pyetur rreth udhëtimit të Neymarit në Torino, trajneri i PSG-së – Tuchel ka thënë:
“Unë nuk i di këto gjëra. Unë jam trajner, jo babai i tij, as një detektiv. Ai ishte në stërvitje dje dhe është edhe sot në stërvitje”
Edhe pse transferimi i Neymarit në Juventus duket i pamundur, braziliani së fundmi ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga PSG në fund të sezonit aktual.
O’Ney ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur së bashku me Eden Hazardin një ditë ndërkohë që ylli i Chelseas është përfolur shumë për transferimin e tij në Real Madrid në fund të sezonit./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj