Sonte në Galerinë e qytetit të Gjilanit është hapur ekspozita me 30 fotografi të 13 studentëve amatorë të disa fakulteteve të Universitetit “Hasan Prishtina”, e cila pasqyron trashëgiminë kulturore të Kosovës, projekt ky i organizuar nga OSBE.
Drejtori i OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, tha se secila nga 30 fotografitë e përzgjedhura me anë të një konkursi publik meriton vlerësim, duke shtuar se arsyeja që kanë zgjedhur që t’i ekzpozojnë nëpër komuna të Kosovës është që të ketë përkrahje edhe nga pushteti lokal për këtë sferë.
Kryetar i komunës Lutfi Haziri tha se sot Gjilani është qendër e trashëgimisë kulturore.
“Le ta kuptojmë se trashëgimia kulturore i takon njerëzimit dhe nuk i takon asnjë grupi, etnie apo religjioni. Është vlerë që paraardhësit tanë e kanë lënë për ne dhe natyrisht që duhet jo vetëm ta ruajmë dhe restaurojmë, por edhe ta zbulojmë”, tha Haziri.
Kjo është ekspozita e katërt e kësaj natyre e cila po mbahet në Gjilan me organizim të OSBE-së dhe do të qëndrojë e hapur deri të premten.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...