Google ADS

Stormzy fyen qeverinë e Britanisë së Madhe në këngën e re

09:28 | 27 Prill 2019
A. B.

Reperi i njohur anglez, Stormzy,së fundmi ka publikuar  këngën e tij më të re “Vossi Bop”.

Në këtë këngë reperi shpreh hapur mllefin e tij ndaj qeverisë angleze, konkretisht ndaj asaj të udhëhequr nga kryeministrja aktuale, Theresa May, transmeton portali arbresh.info.

“Rregulli numër dy, mos bëj ndonjë premtim nëse nuk arrin t’i përmbahesh marrëveshjes atëherë vetëm bëhu i sinqertë.”, thotë reperi në tekstin e tij.

“Unë nuk mund të vdes, unë jam Chuck Norris, f*** qeveria dhe f*** Boris.”, u shprehë reperi në një pjesë të tekstit të këngës.

Boris Johnson është një nga politikanët më të njohur të Britanisë së Madhe.

Ndryshe, nuk është hera e parë që reperi Stormzy shpreh paknaqësinë e tij përmes këngëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme