Përkundër rritjes së numrit të vazhdueshëm të gjyqtarëve, zvarritja e lëndëve vazhdon të jetë problem kryesor në sistemin e drejtësisë kosovare.
Njohës të çështjes së drejtësisë thonë se zvarritja e lëndëve me vite të tëra në gjykata po dëmton interesat e palëve në procedurë . ata pohojnë se ende ka mungesë të gjyqtarëve si në gjykatat themelore ashtu edhe në Gjykatën e Apelit.
Ata thonë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) duhet të dalë me një strategji të re për reduktimin e këtyre lëndëve.
KGJK: Në vitin 2018 kanë arritur parashkrimin absolut 56 raste
Zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj ka thënë se në bazë të të dhënave vjetore, vitin e kaluar janë bërë 7 parashkrime relative dhe 56 absolute.
Sipas saj, gjatë vitit 2018 në punë janë pranuar gjithsej 5431 lëndë.
“Lëndët e pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese janë gjithsej 4091 lëndë, lëndë të pranuara në punë janë gjithsej 1340 raste, kurse lëndë të pranuara në punë janë 5431. Ndërsa, nga lëndët e zgjidhura me Aktgjykim Gjykues, ku dënimi me burg ka 487 vepra penale, dënimi me gjobë 327 raste, dënimi me kusht 411 vepra, kurse dënime të tjera janë 8”, është shprehur zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Aishe Qorraj.
Sipas zëdhënëses Qorraj, lëndët me Aktgjykim Lirues janë 160, me Aktgjykim Refuzues 184.
Ajo për arbresh.info u shpreh se janë 7 vepra të parashkruar relative, 56 vepra absolute, ndërsa vepra të zgjidhura në mënyrë tjetër sipas saj janë 170 vepra.
Sa i përket lëndëve të zgjidhura sipas Qorrajt janë 1810 lëndë, ndërsa lëndë me kompetencë brenda në gjykatë janë 89. Lëndë të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese janë 3532 lëndë.
“Te këto lëndë të deshifruara më lartë bëjnë pjesë: veprat penale të rendit kushtetuese; vepra penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare; vepra penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut; vepra penale kundër të drejtave të votimit; vepra penale kundër të drejtave në marrëdhënie të punës; vepra penale kundër integritetit seksual; vepra penale kundër martesës dhe familjes; vepra penale kundër shëndetit publik; vepra penale të narkotikëve; krimi i organizuar; vepra penale kundër ekonomisë; vepra penale kundër shërbimeve komunale; vepra penale kundër pasurisë; vepra kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore; vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë; vepra penale të armëve; vepra penale kundër sigurisë së trafikut publik; vepra penale kundër rendit publik; korrupsioni zyrtar dhe vepra penale kundër detyrës zyrtare”, ka thënë ajo.
Avokati Rrecaj: Ardhja e lëndëve të reja ka bërë që të zvarriten lëndët
Avokati Tahir Recaj, thotë se lëndët e zvarritura, i dëmtojnë interesat e palëve në procedurë dhe se ka mungesë të gjyqtarëve si në Gjykatën Themelore po ashtu edhe në Gjykatën e Apelit
“Lëndët po zvarriten pa asnjë arsye, i dëmtojnë interesat e palëve në procedura, ka mungesë të tepruara mund të jetë edhe si pasojë e punëve të pamjaftueshme të gjyqtarëve të të gjithave niveleve, si në Gjykatën Themelore po ashtu edhe në Gjykatën e Apelit, ka raste ku në Gjykatën e Apelit është lënda me 3 vjet që lënda nuk shqyrtohet, që për mua është krejtësisht e pakuptueshme që iu referohet jo vetëm gjendjes civile por iu referohet edhe lëndëve penale, me zvarritjen pothuajse për një kohë tepër të gjatë, pra është drejtësia e vonuar apo e mohuar është shumë evidente në Kosovë, ku po vonohen shumë rastet”, është shprehur avokati Tahir Rrecaj.
Sipas tij, numri i gjyqtarëve në gjykata nuk mjafton edhe pse vazhdimisht ka pasur rritje të tyre.
Kjo pasi sipas Rrecajt çdo gjyqtar ka lëndë për 4-5 vjet dhe ardhja e lëndëve të reja në gjykata bën që të vije deri te zvarritja e tyre.
“Është rritur numri i gjyqtarëve, por megjithatë unë konsideroj se numri i gjyqtarëve nuk është i mjaftueshëm, ku secili gjyqtar ka lëndë të paktën për 4-5 vjetët e ardhshëm, mund të jetë edhe për arsye të ardhjeve e lëndëve të reja dhe pothuajse zvarritja është prapë e njëjtë me punën e gjyqtarëve”, ka deklaruar avokati Tahir Rrecaj.
Ai gjithashtu ka folur edhe për lëndët e trashëguara dhe paraprake.
“Unë nuk kam ndonjë informacion nëse ndonjë gjyqtar nuk e ka realizuar normën e paraparë për përfundimin e lëndëve, ndërsa numri i lëndëve është tepër i madh, posaçërisht atë lëndë të trashëguara dhe paraprake, dhe tash për kundër faktit është rritur numri i gjyqtarëve megjithatë nuk është numër i mjaftueshëm i gjyqtarëve dhe duhet ky numër të shtohet akoma”, është shprehur avokati Tahir Rrecaj.
Rrecaj foli edhe për lëvizjen e gjyqtarëve dhe arsyen se pse ndodh ky ndryshim.
“Lëvizja e gjyqtarëve ndodhë kur shkon me një shkallë më të lartë, pra dhe unë kam rastin e njëjtë, kur kam qenë në përfundim të shkallës së parë, ku gjyqtari është pensionuar apo avancuar edhe më shumë, apo dikujt që lënda nuk iu është avancuar, apo deri sa të familjarizohet më lëndën, pra kjo është arsyeja se pse po zvarriten lëndët me procedura në gjykata”, është shprehur Rrecaj për Arbresh.info.
IKD: KGJK duhet të dalë me një strategji të re për reduktimin e lëndëve penale dhe civile
Njohës të çështjeve të drejtësisë thotë se shkak kryesor i zvarritjes së lëndëve nëpër gjykata, është jo efikasiteti aq sa duhet i organeve të drejtësisë.
Florent Spahija nga IKD, thotë se sistemet e drejtësisë po ballafaqohen me jo efikasitetin e lëndëve në gjykata. Sipas tij shumë lëndë penale janë parashkruar dhe asnjëherë nuk kanë marr drejtësi.
Spahija shprehet se përkundër rritjes së numrit të gjyqtarëve nëpër gjykata, nuk është parë ndonjë efikasitet në përfundimin e lëndëve.
“Sistemi i drejtësisë vazhdon të përballet me një jo efikasitet në përfundimin e lëndëve në gjykata ,sidomos një numër shumë i madh i lëndëve vazhdon të mbetet i pa trajtuar. Pra po flasim për lëndë penale dhe lëndë civile. Lëndët penale shpesh janë parashkruar, dhe viteve të fundit kemi pas një numër shumë të madh të këtyre lëndëve që janë parashkruar dhe kryesit asnjëherë nuk e kanë marr drejtësinë. Pra nuk dihet nëse kanë qenë fajtor apo të pafajshëm. Me rritjen e numrit te gjyqtareve është pritur që të rritet edhe efikasiteti, por deri më tani nuk është, se është pa shumë efikasitet në përfundimin e lëndëve”, ka thënë Spahija.
Ai ka theksuar se Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK), duhet të dalë me një strategji te re se si ti reduktojnë lendet si penale ashtu edhe ato civile, pasi sipas tij qytetarët janë ata të cilët dalin të humbur nga pritja për drejtësi.
Megjithatë sipas tij problemi tjetër në drejtësi është bërë edhe kthimi i lëndëve në rigjykim.
“Qytetarët janë ata që humbin më se shumti nga pritja për drejtësi. Një problem të madh që e kemi vërejtur ne si KDI është numri i madh i lëndëve që kthehet në rigjykim dhe se një palë mund të përfundojë çështjen në shkallën e parë, më pas shkalla e dytë ta kthej ne rivendosje, prapë në shkallë të parë dhe prapë shkalla e dytë ta ktheje në rivendosje dhe në fund prapë shkalla e parë e gjykon dhe tutje lënda shkon edhe në shkallë të dytë dhe aty vendoset mbi çështjen me pas”, është shprehur Spahija.
Ai ka shtuar se kthimi i lëndëve në rigjykim në shumicën e rasteve është i panevojshëm, pasi në shumë raste që janë trajtuar nga KDI vendimet e shkallëve kanë qenë të njëjta./E.Ballazhi/Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë