Kampioni i WBC ka arritur marrëveshje edhe me dy kundërshtarët e radhës pas Breazeale

07:33 | 27 Prill 2019
A. B.

Kampioni i WBC, Deontay Wilder, duket se ka arritur marrëveshjen edhe për dy ndeshjet e radhës, pas duelit me Diminic Breazeale.

Ishte promotori i Joshua, Eddie Hearn, i cili ka thënë se asnjë nga tre kundërshtarët e ardhshëm të amerikanit nuk do të jetë Anthony Joshua.

Si boksieri që mban rripin e kampionit, Wilder do të paraqitet në ring kundër Dominic Breazeale në New York, më 12 maj.

Por, është dueli kundër britanikut AJ ai që të gjithë tifozët e boksit, e për fat të keq kjo gjë nuk është as afër të ndodh.

“Ajo që më shqetëson mua është se secili në këtë biznes më thotë se Wilderit i është thënë se kundërshtarët e radhës për Wilder do të jenë Luis Oritz dhe Adam Kownacki” ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net.

“Kjo më shqetëson sepse i vetmi duel që duam ne është Deontay. Ata kanë një plan që të luftojnë boksierë të tjerë” ka thënë tutje promotori i AJ.

Joshua në anën tjetër nuk do të përballet me Jarrell Miller pasi ky i fundit dështoi në testet e drogës, dhe tani është në kërkim të një kundërshtari tjetër për qershorin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme