Google ADS

Ekzekutohet kryetarja e një qyteti në Meksikë

22:53 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Maricela Vallejo, kryetarja e Mixtla de Altamirano në Veracruz të Meksikës, u vra së bashku me dy persona të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria konfirmon se Vallejo, burri i saj dhe shoferi u vranë derisa ishin në automjet. Hetimet rreth rastit janë në vijim.

Është gjetur edhe trupi i David Eduardo Otlic Aviles, kryetarit të Nahuatzen, në perëndim të vendit, i cili u rrëmbye 3 ditë më parë.

Vitin e kaluar u vra Victor Diaz Contreras, kryetari i Tecalitlan. Nga viti 2006 deri më sot në Meksikë janë vrarë mbi 60 kryetarë komunash. Ata i vranë anëtarët e grupeve të krimit të organizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme