Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji tha për RTV Ora, se beson në një zgjidhje të situatës para zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ai tha se është Rama që po bllokon zgjedhjet, pasi kërkon të bëjë votime.
Salianji: Unë besoj se do të ketë zgjidhje para datës 30 qershor dhe nuk besoj që i bllokojmë ne zgjedhjet, por i bllokon Rama. Përderisa tentohen votime pa zgjidhje dhe diktime si në Korenë e Veriut apo si në Shqipërinë e para 90-ës, këto janë bllokime, sepse nuk i lihet mundësia shqiptarëve të bëjnë zgjedhjen. Nëse do të tentohet ne do të bëjmë pamundësinë e kësaj farse, e kësaj çmendurie që Shqipëria e vitit 2019 nuk do ta lejojë.
Ne të organizuar nuk do lejojmë që kjo farsë të ndodhë dhe që Rama të shkojë me votim pa zgjedhje në 30 qershor.
Në lidhje me tryezën që Presidenti Meta do të zhvillojë me partitë e vogla, në koalicion me PD, Salianji tha se është në koordinim me pikat që opozita ka për zgjidhjen e krizës.
Salianji:Kriza politike, Salianji: Besoj se do ketë një zgjidhje para 30 qershorit: Është një takim i kërkuar nga aleatët e PD. Nuk është kundër iniciativave që PD ka propozuar apo kërkon për zgjidhjen e krizës. Është në koordinim në të gjitha pikat që koalicioni opozitar ka parashtruar.
Pa diskutim që zgjidhja themelore e uljes në një tryezë dialogu është largimi i Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore./javanews/
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...