Qindra protestues iu mblodhën para zyrës të premten.
Këta kërkonin largimin kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.
E akuzave të tyre se nuk po luftohet krimi organizuar e korrupsioni u është përgjigjur Lumezi me të një përgjigje elektronike për T7.
“Ata që kritikojnë Prokurorinë e Shtetit duhet së pari te tregojnë se çka kanë bërë vet në këtë drejtim. PSH nuk kritikohet për shkak te mos punës por për shkak te arsyeve, qëllimeve dhe ideve tjera. Po me duket se jemi duke harruar ku ka qenë prokuroria para disa viteve e ku është tash. I vetëdijshëm jam qe ka individë te cilët këto rezultate kur nuk do ti pranojnë. Te gjithë duhet ta kuptojnë se nuk do te ndjekim asnjë njeri për shkak te interesave te kundërshtarëve politik e as sipas dëshirave te tyre, por vetëm atëherë kur na obligon ligji”
Pavarësisht kritikave kryeprokurori Lumezi thotë se çdo kush që e shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë.
“Ta keni të gjithë të qartë, unë kam qenë dhe do te jem për sundim te ligjit dhe do ta luftoj deri ne fund krimin, nuk do ta mbroj asnjë person që shkel ligjin, përkundrazi do te inkurajoj çdo prokuror qe ti ndjek kryesit e veprave penale dhe ti dërgojnë aty ku e kanë vendin”.
Por, monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se rezultatet që përmend kreu i prokurorisë, nuk duken në terren.
Gëzim Shala, që është hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se për tre vite nuk kemi asnjë të dënuar në formë të prerë për korrupsion.
“Është fjala për nivelin e lartë pasi për një kohë shumë të gjatë askush nuk është dënuar, për këtë arsyeje korrupsioni mbetet në nivel shumë të lartë për shkak të sistemit të drejtësisë. Ne shohim se si funsionion sisitemi psh e e kemi aferën pronto, pasi prokurorët nuk janë të pavarura nga politika”.
E pavarësisht kritikave që i adresohen kryeprokurori Aleksandër Lumezi është i parë i relaksuar të premten teksa ka mbjellë një pemë në oborrin e Prokurorisë së Shtetit në kujtim të gjitha viktimave të krimit në Kosovë.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...