Google ADS

Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje të reja për ngjarjen në Rinas

22:20 | 26 Prill 2019
Trina Galanxhi

Gazetari i investigativ, Artan Hoxha, ka bërë publike të tjera detaje lidhur me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Hoxha u shpreh në “TVSH”, se dy muaj para se të ndodhte grabitja në aeroport, në Shqipëri ka ardhur drejtori i shërbimit sekret grek, i cili qëndroi dy ditë.

Sipas gazetarit, drejtori i shërbimit sekret grek ka diskutuar me autoritetet shqiptare për sigurinë e aeroportit si dhe për grupin që realizoi grabitjen.

Dy muaj para se të ndodhnin këto ngjarje në Tiranë ka ardhur drejtori i shërbimit sekret grek dhe një nga çështjet e diskutuara ka qenë siguria e Aeroportit të Rinasit, e cila kishte nxjerrë probleme dhe për ta. është diskutuar edhe çështja e personave të përfshirë në grabitje sepse është i njëjti grup që theu sigurinë në burgun grek në vitin 2013  dhe u arratis. Ky grup, që për gjashtë vite me radhë ishte në objektivin e autoriteteve greke, i ka detyruar zyrtarët grek që të kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare”, tha gazetari Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme