Kreu i qeverisë Edi Rama nga Shkodra ka rrëfyer detaje nga takimi i tij para 2 viteve me kreun e PD Lulzim Basha në Kryesinë e Kuvendit.
Me ironi Rama tregoi se i kishte thënë Bashës merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar.
“Dy vjet si sot Luli m’u fut në çadër poshtë penxheres. Vinte më këndonte himnin që në mëngjes, mbante fjalimin, më pas ikte flinte gjumë, ata birra.
U dorëzuan amerikanët, evropianët, vetëm unë jo, ç’kam heq duke iu lutur, nuk u jam lutur të gjithë njerëzve, sa i jam lutur atij.
I thashë merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar.
Tani faji im është që socialistët nuk shkuan te Luli dhe demokratët erdhën te unë. Tani prapë e njëjta histori?
O Lul po pse ca do të jap unë pjeshkat dhe karamelet sa herë vijnë zgjedhjet. Po tani ka fallxhoren, asaj i ka thënë filxhani që ka zgjedhje të parakohshme.
Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do të shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre. Në 30 qershor ne do të marrim bashkinë e Shkodrës.
Demokratëve të mërzitur u them ruani gomat mos ua marri Flamuri, se gjë tjetër nuk bën as ai dhe as Luli. Ne do të donim që këtë herë Shkodrën ta fitonim duke i pasur ata përball딖 tha Rama.
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar