Këto pasoja do t’i keni nëse qëndroni gjatë ulur

22:02 | 26 Prill 2019
A. B.

Një studim i ri ka zbuluar se nëse shpenzoni shumë kohë ulur do të shkurtoni jetëgjatësinë.

Hulumtuesit brazilian i kanë analizuar të dhënat nga 54 shtete dhe e kanë bërë lidhjen e të qëndruarit ulur për tri orë në ditë me 3.8% të vdekjeve nga të gjithë shkaktarët, transmeton Telegrafi.

Të kufizosh kohën e qëndrimit ulur për më pak se tre orë në ditë e rritë jetëgjatësinë e personit, thonë hulumtuesit.

Studimi tregon se qëndrimi ulur është një kërcënim shëndetësor dhe se ushtrimet e rregullta mund të mos jenë të mjaftueshme për t’u ballafaquar me efektet e dëmshme të qëndrimit ulur.

Sidoqoftë, hulumtuesit e këtij studimi thonë se edhe një reduktim modest i kohës sa qëndroni ulur, qoftë edhe 30 minuta në ditë, mund të ketë ndikim të menjëhershëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme