Zëdhënësi presidencial i Turqisë, İbrahim Kalın, ka deklaruar se të gjitha vendet e botës duhet të punojnë ngushtë për të “çrrënjosur nga toka fytyrën e shëmtuar të terrorizmit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me ekspertë në një ‘think tank’ në kryeqytetin indian New Delhi, Kalın tha se terrorizmi është shqetësim i madh për Turqinë, duke shtuar më tej se presidenti Recep Tayyip Erdoğan telefonoi kryeministrin e Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit terrorist të muajit shkurt që vrau rreth 40 trupa paraushtarake në Xhamu dhe Kashmir.
Ky sulm prishi marrëdhëniet midis fqinjëve të armatosur bërthamor, pasi India fajësoi Pakistanin për sulmin në rajonin e prekur nga rebelimi që drejtohet nga të dy vendet në pjesë.
Sipas një njoftimi për media nga organizatorët, Kalın tha se vetëm përmes një dialogu politik mes Indisë dhe Pakistanit mund të zgjidhen çështjet midis dy vendeve.
Ai po ashtu dënoi bombardimet e fundit në Sri Lankë, ku mbetën të vrarë të paktën 253 persona.
Duke theksuar nevojën për t’u kujdesur për njerëzit në mënyrë kulturore, shoqërore dhe ekonomike, zëdhënësi presidencial tha se “siguria nuk është vetëm policia, por është shumë më tepër se kaq”.
Më tej, ai foli edhe për sanksionet amerikane mbi Teheranin, duke përsëritur se Irani është një komb i qëndrueshëm dhe se do të mbijetojë në kohë të vështira.
“Me padurim presim vizitën e kryeministrit indian (në Turqi) më vonë këtë vit”, tha Kalın, duke shtuar se të dy kombet aktualisht kanë një qarkullim tregtar prej 8.4 miliardë dollarë dhe qëllimi i ri është rritja në 10 miliardë dollarë.
Dje, Kalın vizitoi këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Indisë, Ajit Doval, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Indisë dhe Turqisë. Ai po ashtu realizoi një takim me sekretaren e jashtme indiane, Vijau Gokhale.
Erdoğan dhe kryeministri indian, Narendra Modi, janë takuar katër herë që kur presidenti turk vizitoi New Delhi-n në vitin 2017.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...