Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. I dyshuari i radhës është Ragip Hajdini, nga Kosova, i cili është prangosur në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme.
Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.
Top Channel disponon vendimin e zbardhur, në të cilin gjykata shpjegon grabitjen e armatosur të datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit. Gjykata thotë se 5 persona të veshur me kamuflazh hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende sesa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë.
Për grabitësin e vrarë, Admir Murataj, në vendim thuhet se i është gjetur një granatë dore e montuar me ndezës, granata tymuese, automatik me fishekë në fole dhe një aparat që shërbente për bllokimin e valëve.
Por, i pari që është identifikuar si i dyshuar është Alkond Bengasi, i cili është tradhtuar nga një gjurmë gishti e zbuluar në mjetin “Chevrolet”, ashtu siç Top Channel ka raportuar më herët. Bengasi tregon se ishte pyetur nga policia për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, e më pas Klementi i kishte shkuar në shtëpi. Duke e paralajmëruar të bënte kujdes, se mos policia i vendoste përgjues, Klementi i ka thënë: Do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë!
“Vetëm pas grabitjes – shprehet Bengasi, – unë kuptova se në këtë ngjarje kishin marrë pjesë Admir Murataj dhe Klement Çala”. I dyshuari shpjegon se menjëherë pas ngjarjes kishte fikur telefonin, pasi kishte frikë.
Prokuroria shpjegon se, gjatë hetimit për njohje personash me fotografi, ai ka identifikuar përmes fotove të dyshuarit e tjerë që ishin gjendur në drekën te “Shkëmbi i Kavajës”. Dy prej tyre, të arrestuar më pas, në përgjimin ambiental në polici diskutojnë me njëri-tjetrin:
Saimir Çela: Çfarë tersi, e dija.
Renaldo Sula: E kanë marrë vesh ata? Qysh t’ia bëjmë?
Saimir Çela: Mos thuaj gjë.
Bengasi tregon se, të kërkuarin Klement Çala e ka kushëri dhe se, pas arratisjes nga Greqia, edhe pse i shumëkërkuar, ai së bashku me Admir Muratajn kishin hapur një restorant te “Liqeni i Thatë”, një zonë në të cilën ishte shpërngulur edhe vet i dyshuari, pak muaj para se të ndodhte sulmi në aeroport.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...