Pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha pati një takim me kryetarët e partisë në rrethe.
Kështu mësohet se opozita ka vendosur që të përshkallëzojë aksionin dhe tani bllokimi do jetë me afat më të gjatë nga 1 orë në 3 orë.
“Ne do bëjmë gjithçka që të zbatohen kushtet para datës 30 qershor. Të jemi në ballë të organizimeve. Të jemi bashkë. Të angazhohemi . Do bëjmë gjithçka për shpëtimin e vendit”, mësohet të jetë shprehur Basha.
Ditën e djeshme, opozita protestoi duke bllokuar, për 60 minuta, akset kryesore në vend.
Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja; Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit; Fier, rrethrrotullimi Sheq; Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh; Milot, karburanti në autostradë.
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...