Google ADS

Neymar dënohet me tri ndeshje moslojë në Ligë të Kampionëve

18:16 | 26 Prill 2019
Arbresh Info

Superylli i Paris Saint Germainit, Neymar është ndëshkuar me tri ndeshja moslojë në Ligë të Kampionëve nga UEFA.

Braziliani mungoi në disfatën tronditëse të PSG-së kundër Manchester United në xhiron e 1/8-ës ku djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaerit vazhduan tutje në çerekfinale me një fitore befasuese prej 3 me 1 në Paris, transmeton portali arbresh.info.

Por, UEFA ka vendosur për të sanksionuar sulmuesin me 200 milionë funta për komentet e tij pas ndeshjes rreth penaltisë kontraverse të dhënë në minutat e fundit në Parc des Princes.

Neymar shprehi zemërimin e tij në rrjete sociale duke thënë:

“Ky është turp, ata i kanë vendosur katër njerëz që nuk dinë asgjë për futbollin në detyrë për të shikuar përsëritjet e videove për VAR”

“Nuk ishte penalti. Si mund të jetë prekje me dorë kur goditja është nga prapa. Shkoni q*** vetën!”


Në një deklaratë të lëshuar tani nga UEFA thuhet:

“CEDB ka vendosur për të suspenduar lojtarin e Paris Saint Germainit, Neymar Junior, për tri ndeshje (3) në kompeticionet e UEFA-së për fryrje të gjyqtarëve”

Si pasojë e kësaj, ish lojtari i Barcelonës tani nuk do të jetë i pranishëm në gjysmën e ndeshjeve të fazave grupore të sezonit 2019/20./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme