Siç raportojnë nga AIM, kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në fjalimin e tij në forumin në Pekin tha se “zgjidhja e kontestit me Maqedoninë e Veriut përforcon dinamikën e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”.
“Zgjodhëm kontest 30 vjeçar me fqinjin tonë verior, me Maqedoninë e Veriut dhe kjo përforcon dinamikën e stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë, por në të njëjtën kohë jemi urë e Ballkanit me Mediteranin juglindor, nëpërmjet formave të bashkëpunimit Greqi – Qipro – Egjipt – Israel dhe vende tjera të rëndësishme në rajon”, tha Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri grek Tsipras shtoi se Greqia udhëheq politikë të jashtme energjetike dhe multidimensionale, ndërsa aty janë edhe marrëdhëniet bilaterale me Kinën, por edhe me nismat e vendeve të Ballkanit.
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...