Një shpërthim tjetër tronditi Sri Lankan pasi policia hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish gjatë një bastisjeje të dyshuar për terroristë.
Të shtënat shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe një grupi njerëzish në lindje të vendit gjatë një operacioni të kërkimit dhe kordonit në lidhje me sulmet e së dielës së Pashkëve, tha një zëdhënës ushtarak, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info.
Bastisja ndodhi në qytetin e Ampara Sainthamaruthu pranë Batticaloa.
Zëdhënësi tha se ka pasur një shpërthim në zonë dhe kur ushtarët kanë shkuar për të hetuar të shtënat me armë nuk kanë gjetur asnjë detaj nëse gjatë këtij akti kishte ndonjë viktimë.
Që nga shpërthimet vetëvrasëse në kisha dhe hotele në të cilat u vranë më shumë se 250 persona, policia ka kryer bastisje anembanë vendit për të gjetur më shumë detaje dhe infromacione rreth autorëve dhe përkrahësve të tyre. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë. /arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të