Kosnett: Ende i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në një pozitë të rëndësishme në qeveri pa u kualifikuar

17:03 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është shprehur edhe njëherë i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kosnett është shprehur se emërimi i tij në këtë pozitë, minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP-së.

Ky është postimi i plotë i Kosnett:

Ende i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në një pozitë të rëndësishme në qeveri pa u kualifikuar. Kjo minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP për të përmbushur mandatin e kërkuar nga Dialogu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme