Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar t’i ketë dhënë para Koresë së Veriut për kujdesin mjekësor të studentit Otto Warmbier.
Warmbier u burgos në Korenë e Veriut më 2015 gjatë një turneu të organizuar dhe vdiq pasi u kthye në SHBA në gjendje kome nga mbajtja 17 muaj në burg, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e mëhershme thanë se SHBA-së i ishin faturuar dy milionë dollarë për kujdesin mjekësor të studentit.
Koreja e Veriut dyshohet se kërkoi që fatura të paguhej para se të lejohej të kthehej në shtëpi.
Trump mohoi pretendimin në Twitter të premten. Ai shkroi: “Nuk iu paguan para Koresë së Veriut për Otto Warmbier, as dy milionë dollarë, as asgjë tjetër”./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...