Paul Pogba është i hapur për të nisur bisedimet me Real Madridin ndërkohë që Ole Gunnar Solskjaeri “nuk mund të garantojë” se lojtari ka të ardhme në Mancheseter United.
Trajneri norvegjez nuk dha sqarime nëse mendon që mesfushori francez do të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford duke insistuar se ai është “i përkushtuar për të pasur sukses” në Angli, transmeton portali arbresh.info.
Kjo bie ndesh me raportet e fundit në Spanjë që lojtari dëshiron t’i bashkohet kampionit evropian.
“Ju nuk mund të garantoni asgjë në futboll, por po mendoj se Pauli do të jetë këtu”, u ka thënë Solskjaeri gazetarëve sot (e premte).
“Mund t’iu siguroj se ai është shumë i vendosur për të pasur sukses në Manchester United”
26-vjeçari thuhet të jetë gjithashtu i zhgënjyer me jetën në Manchester dhe iu ka thënë shumë bashkëlojtarëve të tij se shpreson për të ndryshuar klubin./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...