Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka nga Suedia ka dërguar një porosi për protestuesit në Prishtinë.
Zeka përmes një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar gjithashtu se është me rëndësi qëllimi e jo kush e organizon.
“Nuk ka rendësi se kush e organizon, po pse. Qëllimi i protestës te sotme, është për të mirën e shtetit. Shkaktari kryesor i ikjes masive ne Kosove, është mungesa e shtetit ligjor”, ka shkruar ai.
Zeka ka përfunduar se po të ishte në Kosovë do të merrte pjesë në protestë.
Ndryshe në këto momente është duke në Prishtinë është duke u mbajtur protesta paqësore e organizuar nga Vetëvendosje. Përmes kësaj proteste po kundërshtohet kryeprokurori, Aleksander Lumezi, shkruan arbresh.info
Kjo protestë nuk ka marrë mbështetjen e partive në pozite dhe atyre në opozitë.
Arbresh.info pak minuta më parë ka raportuar se pjesë e kësaj proteste ishte deputeti i pavarur Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu./Arbresh.info/
Lexo edhe: Korab Sejdiu i bashkohet protestës së VV-së
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...