“Duhet një promovim më ‘agresiv’ i vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Por, unë mendoj që ambienti i të bërit biznes siç është dëshmuar edhe nga Banka Botërore, Kosova është mjaftë mirë,” thotë Lluka për arbresh.info.
Sipas tij, Kosova është ndër vendet e pakta në botë ku dividenta nuk tatimohet dhe tatimi në fitim është shumë i vogël, rrogat mesatare janë të favorshme.
“Prandaj, investitorët nga vendet e huaja, ku kosto operative është shumë e madhe, në Kosovë të paktën e kanë 1/10 të asaj kostoje.”
Ministri Lluka thotë se edhe në fushën e shërbimeve jemi dëshmitarë të shumë kompanive të huaja që po hapin degë në Kosovë.
“Vetëm vitin e kaluar janë katër kompani amerikanë që kanë hapur qendra të programimit në Kosovë, ku secila ka punësuar nga 50 deri në 100 programerë që kryejnë shërbime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Këto komente ministri Lluka i ka bërë në hapjen e restorant “Arbëresh”, në Hajvali./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...