Serbia paguan taksën 100 për qind që ky mall i saj të shitet në Kosovë

11:19 | 26 Prill 2019
V. S.

 Për herë të parë pas taksës së vendosur ndaj mallrave nga Serbia e Bosnja, gazetat serbe kanë hyrë në Kosovë.

Ato hynë gjatë ditës së djeshme përmes terminaleve doganore, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, e ka pranuar se në territorin e Kosovës kanë hyrë gazeta serbe, mirëpo ka thënë se për të njëjtat është paguar taksë e plotë, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Po është e vërtet se kemi pasur import te gazetave te cilat kane paguar edhe taksen e plote sipas vendimit te Qeverisë”, ka thënë Stavileci për lajmi.net.

Për pagesën e taksës kanë raportuar edhe sot mediat serbe.

Sipas raportimeve të tyre, çmimi në treg i gazetave do të jetë i njëjtë, pavarësisht taksës së paguar në kufi.

Kujtojmë, se tash e pesë muaj janë bërë që prej se Kosova ka aplikuar masë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja.

Ky vendim i rezistoi presioneve të mëdha nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA-të, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht pezullimin e këtij vendimi. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme