Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar protestën e paralajmëruar për sot nga Vetëvendosje.
Haradinaj ka thënë se duhet përdorur forma tjera për kundërshtim, shkruan arbresh.info.
“Unë I kam bërë thirrje edhe Vetëvendosjes që t’i shterojnë të gjitha format tjera demokratike për t’i shprehur shqetësimet e tyre. Protesta para Prokurorisë është një formë jo e mirë”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë ka thënë gjithashtu se drejtësia në Kosovë ka vetëm 10 muaj që po punon e pavarura, pa ndërkombëtar.
“Vetëm para 10 muajëve Kosova është sovrane në gjyqësor kur ka përfunduar mandate I më hershëm I Eulex, që 20 vjet gjyqësorin dhe ligjin e kemi pas përgjegjësi të përbashkët me ndërkombëtaret”, ka thënë ai.
Ndryshe Vetëvendosje pritet që do të mbaj protestë paqësore para objektit të Prokurorisë së Shtetit. Kjo protestë do të organizuar për të kundërshtuar kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi të cilin I pari I VV-së, Albin Kurti e ka quajtur edhe lepur.
Sipas tij shteti asnjëherë nuk ka qenë më i kapur e Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike. Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...