Google ADS

Abe: Një Brexit pa marrëveshje duhet të evitohet me çdo kusht

23:35 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Një Brexit pa marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë së Madhe duhet të evitohet me çdo kusht, deklaroi sot kryeministri japonez, Shinzo Abe, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Ne bëjmë thirrje me gjithë dëshirën tonë për një Brexit të rregullt”, theksoi Abe duke kujtuar se porta hyrëse e Japonisë në Bashkimin Europian kishte qenë Britania e Madhe.

Europianët pranuan sërish një shtyrje të datës së ndarjes me britanikët, që fillimisht ishte vendosur më 29 mars, duke e çuar atë më 31 tetor./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme