Google ADS

Qëndrimet anti-islame të përhapura në Gjermani

22:41 | 25 Prill 2019
Trina Galanxhi

Sjelljet dhe paragjykimet anti-islame kundër azilkërkuesve mbeten gjerësisht të pranishme në Gjermani, tregoi një studim i ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 54,1 për qind e gjermanëve kanë paragjykime ndaj azilkërkuesve, ndërsa 18,7 për qind mbajnë qëndrime islamofobike, bazuar në një hulumtim të fondacionit Friedrich Ebert.

Qëndrimet anti-islame ishin veçanërisht të fuqishme në mesin e mbështetësve të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Studimi tregon se rreth 66 për qind e mbështetësve të partisë AfD pajtohen me pikëpamjet islamofobike.

Në mesin e mbështetësve të Demokristianëve (CDU/CSU) të kancelares Angela Merkel, rreth 21 për qind aprovojnë pikëpamjet anti-islame.

Paragjykimet dhe pikëpamjet negative ndaj muslimanëve ishin më të fuqishme në mesin e popullatës që jeton në pjesën e ish-Gjermanisë Lindore komuniste.

Studimi gjithashtu zbulon se tendencat ksenofobe dhe anti-semite gjithashtu mbesin të ngulitura në shoqërinë gjermane.

Rreth 19 për qind e të anketuarve aprovojnë qëndrime ksenofobie, përderisa 5,1 për qind pajtohen me qëndrime anti-semite.

Hulumtimi bazua në një anketë reprezentative nacionale të realizuar gjatë periudhës shtator 2018 – shkurt 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme