Google ADS

Kurti tregon pse nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës

22:44 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke folur për raportet me LDK’në, ka treguar për marrëdhëniet dhe për qëndrimin e tij për Presidentin Ibrahim Rugova.

Kurti thotë se është takuar dy herë para luftës me Rugovën dhe se me të janë pajtuar për çështjen e çlirimit nga Serbia. Por, ai tregon se ka dalluar vetëm për mjetet që duhej të përdoreshin. Kurti kujton se atëherë ishte student.

“Jam takuar dy herë me Ibrahim Rugovën. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qëndrime të njëjta për mënyrën se si do të kundërshtonim. Atëherë isha student”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV’së, i pyetur pse nuk shkon te varri i Rugovës, thotë se kjo kërkesë për të është nga ata që dëshirojnë ta largojnë partinë e tij prej LDK’së.

“Nuk e mohoj një gjë të tillë [kontributin e Rugovës]. Një lloj trysnie që vjen për ta ndarë VV’në me LDK’në e përdorin këtë [mosshkuarjen te varri].

Një kërkesë e tillë nuk është e sinqertë”, është shprehur Kurti në Pressing.

Ai thotë se nuk e sheh të sinqertë as shkuarjen e disa të tjerëve te varri i Presidentin Rugova.

“Nuk mendoj se besimi nuk duhet të jetë për atë gjest [shkuarjen te varri]. Nëse e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim Rugovës, atëherë shihet se sa vlerë ka ajo”, ka thënë lideri i VV’së.

“Kur është njeriu aktual ne kemi kritika të mëdha. Sot kur nuk është në mes nesh, nuk mund ta kem qëndrimin e njëjtë si në vitin ’97, por s’mund të kalojë nga një ekstrem deri në një tjetër”, është shprehur Kurti, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për Rugovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme