Kandidati për president i partive në pushtet Stevo Pendarovski sonte në Veles tha se qytetarët duhet të votojnë për numri tre, sepse ky opsion sipas tij është garanci se regjimi i Gruevskit nuk do të kthehet dhe se do të përkrahet opsioni që e dërgon Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO.
Ai shtoi se nëse opsioni tjetër fiton shumicën e votave në rrethinë e dytë, kjo donë të thotë kthimin e Gruevskit dhe siç tha drejtimin e saj nga Shkupi.
“Deri tek ata që qëndruan në shtëpi, i kuptoj shqetësimet tuaja, nëse më pyesni mua, edhe unë nuk jam 100 për qind i kënaqur nga ajo që kemi bërë në sferën socio ekonomike, por besoni nuk mundeshe të arrihet më tepër duke parë atë që e gjetëm, shtet të shkatërruar, të gjithë institucionet e partizuara dhe të gjunjëzuara”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...