Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri për herë të parë ka folur për detajet rreth aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.
Tahiri ka thënë se numri i qytetarëve kosovarë të kthyer në Kosovë para aksionit të 19 prillit ka qenë më i madh se sa në aksionin e marrë nga shteti i Kosovës.
“Ata janë kthyer në forma të ndryshme. Disa nga ta kanë rënë në duart e Interpolit, disa të tjera kanë rënë në dorë të forcave turke, e të tjerë janë kthyer nga tmerri që kanë përjetuar në zonat e luftës”.
“…Numri i të kthyerve para 19 prillit është diku 135. Ata janë kthyer pa ndonjë organizim, por dikush mund të jetë ndihmuar nga shteti i Kosovës. Llogaritet se rreth 60 kosovarë që ne mendojmë se janë gjallë, janë ende në zonat e luftës. Një pjesë e tyre janë kapur nga regjimi i Asadit, ndërsa ka edhe gra që kanë mbetur ende atje”.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se disa detaje nuk mund të bëhen publike për të ruajtur jetën e atyre që kanë mbetur atje.
“Ne kemi filluar aksionin në muajin tetor të vitit të kaluar. AKI, Ministria e Drejtësisë, Policia e Kosovës nuk e ka pasur të qartë fotografinë. Kemi punuar për të kuptuar sa prej tyre janë të burgosur, sa janë robër lufte, sa gra e sa fëmijë. Mund të them se AKI dhe Policia kanë bërë një punë të shkëlqyer. Tash ne e kemi profilin e qartë për secilin që gjendet në zonat e luftës”, tha ai në RTV Dukagjini.
Tahiri ka thënë se deri më tani 63 persona në Kosovë janë dënuar për terrorizëm.
Ai ka thënë se nga operacioni i shtetit të Kosovës në Siri ka qenë një problem shumë i madh kthimi i nëntë jetimëve, që u janë vrarë te dy prindërit në Siri.
“Këto tri javët e fundit personalisht kam pasur trauma. Ka qenë një situatë ku kemi pasur përgjegjësi të madhe. Vështirësia e madhe ka qenë kthimi i nëntë jetimëve pa asnjërin prind. Na u paraqit një vështirësi e madhe pasi nuk kishin as dokumente identifikimi. Nuk donim të merrnim në avion fëmijë që nuk ishin të Kosovës”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?