Google ADS

Mikesha e ngushtë e Meghan Markle flet rreth baby-showerit në New York

19:52 | 25 Prill 2019
Trina Galanxhi

Pak muaj më parë mikeshat e ngushta të dukeshës Meghan Markle organizuan një baby-shower tërësisht privat për të, në New York.

Ky baby-shower është diskutuar gjatë në mediat botërore për shkak kostot që ka patur. Një prej mikeshave të ngushta të dukeshës, e cila është marrë gjithashtu me këtë baby-shower është edhe tenistja e njohur Serena Williams.

Ajo është shprehur kohët e fundit gjatë një interviste për “Business of Fashion” se të organizoje një baby-shower të tillë, tashmë që Meghan është pjesë e familjes mbretërore ishte diçka shumë stresuese.

“Këto gjëra kërkojnë shumë përkushtim. Unë jam tip perfeksionist dhe them gjithmonë ‘le ta bëjmë perfekte,”-ka thënë Williams.

Gjithashtu ajo ka theksuar se për të ishte një situatë e tepërt pasi festa ndodhi në sezonin e ndarjes së çmimeve Oscar, ku Serena ishte ajo që prezantoi çmimin ‘Best Picture’./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme