Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, ky dialog është i pa alternativë dhe se pengesa siç është taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe e boshnjake, do të jetë shtysë që dialogu të rifillojë në një format tjetër.
“Bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë për të përfunduar menjëherë. Mendoj që dialogu është i pa alternativë dhe shumë prej këtyre pengesave, qoftë edhe taksa, do të jenë shtysa që dialogu të rifillojë ndoshta edhe në një format tjetër”, ka thënë ai.
Murati po ashtu tha se nuk duhet të merret me jo seriozitet letra e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Ne nuk duhet ta marrim me shaka letrën e Trump-it. Është hera e parë që një president i shkruan letër dy shteteve. Me mbet Kosova kështu siç është, dhe më keq me një asociacion me kompetenca ekzekutive, kjo është shpërbërja e shtetit të Kosovës. Unë e thash alternativën dhe sigurisht nuk ka zgjidhje pa marrëveshje”, ka thënë kryetari i LB-së, Valon Murati, gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore ”.
Murati në këtë intervistë ka folur edhe për platformën e kësaj partie që kanë ridefinimin e kufijve dhe bashkimin e komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...