Google ADS

Sarri e pranon gjobën për sjellje të pahijshme

19:11 | 25 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka pranuar një gjobë prej 8 mijë funtave për sjellje të pahijshme derisa po largohej pas ndeshjes kundër Burnleyt.

Incidenti ndodhi në fishkëllimën e fundit të barazimit 2 me 2 në minutën e 94′, transmeton portali arbresh.info.

Sarri, i cili dërgoi asistentin Gianfranco Zola për t’iu përgjigjur pyetjeve në intervistat pas ndeshjes, pranoi “ndëshkimin standard” nga Federata e Futbollit të Anglisë dhe kështu i shmanget ndonjë dënimi tjetër.

Të dy, Zola dhe Sarri pretenduan se ata janë fyer nga stafi i Burnleyt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme