Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i pyetur se çfarë mendon për dorëheqjen e ish-bashkëpartiakut të tij, Jonuz Salihaj, Demaliaj tha se është vendim i Degës së AAK-së në Prishtinë, dhe se ndoshta Salihaj ka pasur dëshirë të dal në pension.
“Është vendim i Degës se Prishtinës, po ashtu është edhe vullnet i zotit Salihaj, asnjëherë nuk ka qenë pa një pozitë në AAK. Tani ka shkuar ne pension, ndoshta dëshiron të pushojë. Ndoshta e ka nga pleqëria.” ka thënë Demaliaj.
Tutje, Demaliaj shtoi se raportet e tij me Jonuz Salihajn, por që asnjëherë nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tij dhe anëtarëve të tjerë në AAK.
“Nuk e di deponimin individual apo psikologjik. Nëse e thotë që ka ndodh gjithçka keq, ndihem keq për të kaluarën e tij. Ka qenë njeri i përkëdhelur nga AAK. Unë kam pasur gjithmonë raporte të mira më të, ndoshta edhe pleqëria pak. Është punë e tij.”
Në fund, Demaliaj ka refuzuar të komentoj me tepër për dorëheqjen e Salihajt.
“E shoh të panevojshme ta trajtojmë këtë temë më shumë në këtë debat.” – tha Demaliaj në Frontal.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare