Google ADS

MASH zgjedh liderët e drejtimeve profesionale

18:30 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Nxënësit më të mirë të drejtimeve profesionale morën diploma për njohuritë e arritura dhe praktikën e suksesshme gjatë katër viteve mësim. Zgjedhja e tyre u bë në kuadër të projektit “Lider I profesionit” përmes të cilit projekt dëshmohen aftësitë, vlerat dhe shkathtësitë e përfituara nga edukimi profesional.

Ju kisha preferu gjithë nxënësve të zgjedhin një drejtim profesional. Në të ardhmen mund të gjejnë punë, sukses dhe gjithçka”-tha Ermira Murtezani, nxënëse në sh.m.q “Dimitar Vllahov”

Jam lider I drejtimit juridiko-ekonomik dhe tregtar. I ftoj të gjithë semimaturantët të zgjedhin arsimin profesional sepse jan një hap përpara me drejtimin e tyre krahasuar me të tjerët dhe në këtë mënyrë uund ti dëshmojnë aftësitë dhe të përballen me përvoja të reja”-pohoi Stefan Marinçeski, sh.m.q “Vasill Antevski Dren”

Projekti u organizua nga Ministria e Arsimit, Qendra për arsim profesional dhe të gjitha shkollat profesionale në vend. Përfaqësuesit e institucioneve të lartpërmendura shfrytëzuan këtë rast për të apeluar semimaturantët të bëhen nxënës të ardhshëm të shkollave profesionale.

Arsimi I mesëm profesional ka benefitet e saja dhe në arsimin e mesëm profesional do të duhet të orientohen një numër gjithnjë e më I madhë I të rinjëve tanë e veçanërisht ata të rinjë të cilët do të bëjnë përzgjedhjen, do të marin vendimin se ku do të vazhdojnë arsimin e tyre të mesëm”-theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Përmes kësaj gare u shfaqen fryma konkuruese e të rinjëve, vlerat e tyre si dhe gatishmëria e tyre për punë dhe punësim. Këta kuadro paraqesin një thesar për vendin tonë, të trajnuar profesionalisht për tu ballafaquar me sfidat në realizimin e detyrave brenda profesionit të tyre”-tha Ajshe Selmani nga Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim.

Ndërkohë nga Oda Ekonomike thanë se ngjarjet e këtilla janë mundësi e mirë për kompanitë që ti zgjedhin më të mirët në drejtimet e bizneseve të tyre./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme