Definicioni i fjalës ‘Stan’ të Eminemit tani edhe pjesë e fjalorit

17:57 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Viti 2000 ishte shpërthyes me hite të jashtëzakonshme nëpër botë.

Por gjithashtu ishte vit ikonik që shënoi fillimin e termit ‘Stan’, që lidhet me fansat e obsesionuar me njerëz të famshëm, transmeton portali arbresh.info.

Ishte bashkëpunimi i mrekullueshëm i Eminemit me këngëtaren Dido – Stan që pikërisht atëherë u publikua, duke e ngritur rep artistin në qiell.

Kënga është thënë nga perspektiva e një fansi, i cili fiksohet shpejt me hip-hop artistin kur ai nuk i përgjigjet letrave të tij.

Kënga shpejt u bë një nga më të popullarizuarat të Eminemit, dhe ‘Stan’ është bërë sinonim me tifozët obsesivë në vitet që pasuan.

Aq shumë sa fjalori Merriam-Webster dje njohu ndikimin e këngës dhe shtoi Stan në bazën e të dhënave së bashku me 640 fjalë të reja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme