Google ADS

Protesta në Fier

17:46 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë, sot opozita e bashkuar ka dalë sërish në rrugë duke bllokuar nyjet kryesore të vendit.

Banorët dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Fier kanë nisur të mblidhen në rreth rrotullimin e qytetit për të bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervi Kuçi tha banorët po mbështeten nga kreu i PD-së Fier, Luan Baçi dhe ish-deputetit Enkelejd Aliabeaj. Kreu i PD-së për qarkun e Fierit ka deklaruar se protesta e sotme është një protestë qytetare kundër mënyrës se si po qeveriset vendi./BalkanWeb/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme