Votimi i 21 prillit u anulua në vendvotimin 0816 në fshatin Zajaz të Kërçovës ku gjithsej kishte mbi 400 vota. Vendimin e mori Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas ankesave nga shtabi i kandidates Gordana Siljanovska Davkova kurse përveç tij, u anuluan edhe gjashtë vendvotime të tjera.
Në Zajaz u konstatua se kutia e votimit kishte pesë vota më shumë se sa numri i personave të regjistruar se kanë votuar. Po aty, është i regjistruar për të votuar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Nga mbi 400 votat, mbi 380 ishin për kandidatin Stevo Pendarovski. Ankesa e shtabit të Siljanovskës bazohej në të dhënat e KSHZ-së për daljen në votime, në bazë të të cilave ishte përllogaritur se prej orës 15 deri në ora 17 ka pasur regjistrim të lartë të votuesve, gjegjësisht një votë në çdo 23 sekonda. Shtabi i Siljanovskës pretendon se në po këtë vendvotim ka pasur edhe prishje të rendit gjatë votimit.
Bëhet fjalë për mbushje të kutive. Konstatojmë se pas kësaj situate, këshilli zgjedhor nuk ka vepruar ashtu si parasheh neni 104, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht, edhe pse është dashur, nuk e ka ndërprerë votimin për rikthimin e rendit kurse kryetari i këshillit zgjedhor, edhe pse ka pasur mundësi, nuk ka ftuar policinë për vendosjen e rendit- deklaroi Kiril Ovçegorski, përfaqësues i shtabit të kandidates Gordana Siljanovska.
KSHZ-ja konstatoi se në këtë vendvotim kishte edhe mos-përputhje të të dhënave të procesverbaleve.
Numri më i madh i ankesave të pranuara dhe si pasojë e të cilave u anuluan votimet ishin mospërputhje e numrit të fletëvotimeve në kuti me numrin e votuesve të regjistruar në listë. Dallimi, në pjesën më të madhe të tyre, ishte një votë. Kështu u anuluan 2 vendvotime në Kavadar, një në Kumanovë, një në Ohër, një në Aerodrom dhe një në Komunën Qendër.
Vendvotimet e anuluara
Vendvotimi 0684/1 – Kavadar
Vendvotimi 0682 – Kavadar
Vendvotimi 1075 – Kumanovë
Vendvotimi 1338 – Ohër
Vendvotimi 2688 – Aerodrom
Vendvotimi2830 – Qendër
Vendvotimi 0816 – Kërçovë
Në të gjitha rastet, KSHZ-ja solli vendim për shkarkimin e anëtarëve të Këshillave Zgjedhor.
Akoma, një nga mangësitë më të mëdha të sistemit tonë zgjedhor është cilësia e këshillave zgjedhor dhe kjo është detyra e parë e KSHZ-së në periudhën e ardhshme të mundësojë edukim më të lartë dhe të vazhdueshëm të anëtarëve të këshillave zgjedhor, se sit ë shmangin situata të këtilla të pakëndshme ku në shumë raste vërtetohet se nuk ka qenë e qëllimshme por bëhet fjalë për punë të papërgjegjshme- deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
Të gjitha 14 ankesat sa I takon procesit të votimit dhe mbledhjes së votave ishin nga shtabi I kandidates Gordana Siljanovska Davkova. KSHZ-ja menjëherë do të përditësojë rezultatet sipas vendimeve të fundit por ata nuk do të ndikojnë në ndryshim te pozitës së kandidatëve që buroi nga zgjedhjet./AlsatM/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...