Atletico Madridi thuhet se është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Juan Matan.
Mata ka bërë mbi 200 paraqitje te United qysh pas transferimit nga Chelsea në vitin 2014, por kontrata e spanjollit do të skadojë këtë verë dhe mendohet se lojtari do të kërkojë sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona është përfolur shumë për transferimin e 30-vjeçarit, por sipas SPORT, Atletico është duke udhëhequr garën për mesfushorin.
Në fillim të këtij muaji, babai i Matas – i cili është gjithashtu agjent i tij – ka lënë të kuptohet se ish talenti i ri i Real Madridit mund të rikthehet në La Liga për sezonin 2019/2020.
Mata ka eksperiencë të madhe në kampionatin kryesor të Spanjës për shkak se ka bërë 129 paraqitje në la Liga për Valencian nga viti 2007 deri në vitin 2011 para se të transferohej te Chelsea./arbresh.info/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...